Brazili ishte në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2026. Edhe pse u prit shumë prej kombëtares braziliane, ”Selecao” në krye me Carlo Ancelottin u eliminuan në 1/8 e finales, duke u mposhtur nga Norvegjia me rezultat 2:1. Pas eliminimit ka pasur zëra për shkarkimin e mundshëm të teknikut italian nga selektori i Brazilit.
Por sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Federata Braziliane ka rënë dakord të respektojnë kontratën dhe të vazhdojë me Carlo Ancelottin. Ai do të jetë në krye të “Selecaos” dge do të krijoj një bazë të re, për të garuar në Copa America dhe Kupën e Botës 2030.
