Sinner është gjysmëfinalist

0%

Tenisti italian Jannik Sinner është gjysmëfinalist në Wimbledon. Sinner, numri 1 në botë, fitoi 3:0 (7-5, 7-6, 6-3) ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff. Te femrat, sfida e parë gjysmëfinale është ajo mes amerikanes Coco Gauff dhe çekes Karolina Muchova. Në sfidën e parë çerekfinale, Gauff mundi 2:1 patrioten e saj Jessica Pegula (4-6, 6-3, 6-3).

Në takimin tjetër, çekja Muchova mposhti 2:0 (7-6, 6-4) japonezen Naomi Osaka. Po dje është mbyllur edhe ndeshja e prapambetur çerekfinale e meshkujve, me Zverev e mundi 3:1 Jiri Lehecka..

Burimi: Bota Sot