Një burrë ka humbur jetën pasditen e djeshme në fshatin Ruboc të Kamenicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se është rrokullisur me traktor. Dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.
Burimi:
Bota Sot
