SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, në të cilën është lënduar një person. “Më në ora në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën „Sedek Kostoski“ në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.N. (19) nga Gostivari dhe një biçiklete të drejtuar nga B.I. (68) nga Gostivari.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar B.I., të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
