E PORTOKALLTA

0%

Poezi nga: Odysseas Elytis Përktheu: Lefter Shomo Aq shumë e kishin dehur lëngjet e diellit saqë ngadalë-ngadalë ajo ktheu kokën e saj dhe pranoi të bëhej vogëlushja e Portokalltë. Dhe sikundër të shtatë qiejt vezullonin, ashtu siç e prekte një zjarr i kristaltë i vetëtinin bishta dallëndyshesh. Lart u stepën ëngjejt e poshtë vajzat. Lart u shastisën lejlekët dhe nën to pallonjtë..

Dhe u grumbulluan të gjithë së bashku, të gjithë së bashku e panë dhe thirrën: e Portokallta. Dehet hardhia dhe akrepi, dehet bota mbarë. Veçse thumbimi i ditës lëndimin s’e ka lënë. Dëfton për të lauresha xhuxhe në mes të krimbthave . Tregon për të pulsi i ujit në çaste të artë, e thotë freskia e veriut të mirë në buzën e sipërme: Çohu o vogëlushja e Portokalltë..

Ashtu si të njihkërka puthja, nuk të njeh asnjeri , as e buzëqeshura Perëndi nuk të njeh, që me dorën e hapur përkundrejt diellit të tregon aq lakuriq mes tridhjetedy erërash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi