Rusia mundohet ta bllokojë Starlinkun e Muskut që t’u kundërvihet

0%

Forcat ruse po përpiqen t’i neutralizojnë sulmet ukrainase me dronë “gjatë sulmit” duke kamufluar ngarkesat dhe duke instaluar sisteme të fuqishme bllokimi për ta prishur sistemin satelitor të internetit Starlink të Elon Musk, kanë thënë komandantët dhe pilotët ukrainas të dronëve, ka raportuar të mërkurën () Reuters .

Vënia në cak e dronëve “gjatë sulmit” nga Kievi, që mund të godasin objektivat dhjetëra kilometra pas vijave të frontit me saktësi dhe çmim të ulët, dhe që shpesh komandohen nëpërmjet Starlinkut, ka transformuar luftën në Ukrainë.

Në një fushatë të koordinuar të mes të sulmit këtë vit, Ukraina ka sulmuar linjat e furnizimit, objektet e magazinimit të karburantit, instalimet e mbrojtjes ajrore dhe qendrat e komandës, duke prishurshkaktuar kaois në logjistikën e forcave ruse dhe duke shkaktuar mungesa të karburantit në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por Rusia tani po zhvillon shumë mënyra derisa po përpiqet të neutralizojë sulmet me rreze të mesme, kanë thënë katër komandantë dhe pilotë të dronëve për një ekip të Reuters që vizitoi Regjimentin e 422-të të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës në rajonin jugor të Zaporizhës.

Metodat e Rusisë për mbrojtjen e karburantit dhe furnizimeve të tjera ushtarake variojnë nga fshehja e dërgesave në automjete civile deri te përdorimi i pajisjeve të sofistikuara elektronike bllokuese për bllokimin e lidhjeve të përdorura për të pilotuar dronët, kanë treguar ata.

Pajisjet bllokuese janë instaluar nga Rusia pranë qyteteve dhe objekteve ushtarake, duke përfshirë disa sosh që mund të prishin sistemet Starlink të operuara nga SpaceX i Muskut. Shumica e misioneve të Ukrainës në mes të sulmit komandohen duke përdorur Starlinkun, që ua mundëson pilotëve të komunikojnë nga distanca me një dron dhe ishin konsideruar kryesisht imunë ndaj bllokimit.

Serhii Beskrestnov, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se Rusia po vendos sistemin e bllokimit të quajtur “Volna Kupol” që përçon sinjal mjaft të fortë për ta destabilizuar lidhjen e Starlinkut në sipërfaqe prej rreth 20 kilometrash katrorë. Ai ka shtuar se rreth 10 sosh ishin zbuluar deri më tani.

Megjithatë, sistemi është vetë objektiv i shquar për ekipet ukrainase të dronëve që dëshirojnë të eliminojnë çdo pengesë në fluturimet e tyre. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo