Kalimi i Presidentit Bajram Begaj në Kosovë, Policia njofton për

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më , segmenti rrugor nga pika e kalimit kufitar në Vërmicë e deri në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë dhe anasjelltas do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kthimit të eksortës mund të ketë edhe ri-orientim të trafikut në rrugë alternative. Organet e rendit poashtu bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve lëvizëse të eskortës.

Lidhur me këtë, Policia ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo