Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

0%

Shpërndaje në: Një burrë ka vdekur në fshatin Ruboc të Kamenicës të mërkurën, pasi dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, vdekja është regjistruar si e dyshimtë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima me traktor është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha