Vdiq gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës

0%

Shpërndaje në: Një grua e cila ishte aksidentuar në fshatin Jabllanicë të Pejës, që nga 15 qershori, ka vdekur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ajo ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona.

“Me ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin që kishte ndodhur me datë e cekur në të cilin ishin përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe IML për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

Burimi: Koha