Dikur mike të ngushta, Xheneta për Loredanën: Banorja më false në Big Brother

0%

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Arena” në Procesi Sportiv. Ajo ka folur hapur dhe pa filtra për jetën private, karrierën e madje është ngacmuar edhe për disa personazhe. E pyetur se kë e konsideron banoren më false në Big Brother, modelja nga Kosova nuk hezitoi të përgjigjet.

Foto: Instagram “Banorja më false në Big Brother sipas mendimit tënd?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Mateo Borri. “Loredana Brati”, u përgjigj shkurt Fetahu. E njëjta siç shihet ka një hatërmbetje të madhe me të për shkak të një raporti me Gjestin. Loredana ishte akuzuar për një lidhje me fituesin e Big Brother 4, ndonëse e kishte mikeshë të ngushtë Xhenetën.

Burimi: Telegrafi