Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me disa dëmtime në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës. Për këtë rast, forcat e rendit kanë njoftuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur përgjatë një muaji, përkatësisht nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.
Sipas raportit 24-orësh, policia ka pranuar informatën se në objektin përcjellës në kullë janë vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. “ Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” , thuhet në raport.
Për këtë, policia ka hapur rast nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”.
