S’ka kolona, pritje minimale në pikat kufitare të Kosovës

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se aktualisht nuk ka kolona në asnjërën prej tyre. Sipas përditësimit të bërë në orën , pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Po ashtu, edhe për kamionët situata paraqitet e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjendje e njëjtë është raportuar në pikat kufitare të Bërnjakut, Dheut të Bardhë, Glloboçicës, Hanit të Elezit, Jarinjës, Kullës, Merdarës, Muçibabës, Mutivodës, Qafës së Morinës, Qafës së Prushit, Stançiqit dhe Vërmicës.

Burimi: Bota Sot