Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit. Të mërkurën, ai u ka thënë gazetarëve në samitin e NATO-s në Ankara se veprimi ushtarak ishte absolutisht i nevojshëm.
“Kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel armëpushimin, kemi parë çfarë ndodhi dje me sulmet ndaj anijeve, mendoj se është absolutisht e domosdoshme që SHBA-të të reagojnë me forcë ”, ka thënë Rutte. Ai ka shtuar se programi bërthamor i Iranit do të jetë në rendin e ditës në sesionin kryesor të sotëm të NATO-s.
“Pres që aleatët sot të rikonfirmojnë se Irani nuk duhet të marrë kurrë në dorë një kapacitet bërthamor.” , ka deklaruar shefi i Aleancës veri-atlantike. Sipas tij, gjithashtu do të disktuohet liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, pasi siç ka thënë, hapja e plotë e saj është thelbësore për të gjithë 32 aleatët.
