Yakini thotë se zëvendësimet e duhura ishin çelësi i suksesit

0%

Shpërndaje në: Zvicra ka qëndruar e qetë dhe ka përfituar nga zëvendësimet e duhura dhe në kohën e duhur, për ta mposhtur më pas Kolumbinë në penallti për vend në çerekfinale të Botërorit. Kështu ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin. Ruben Vargas realizoi penalltinë vendimtare për festën e madhe të Zvicrës, përkatësisht për fitoren 4:3. Ai ishte njëri prej zëvendësuesve.

Ardon Jashari startoi te Zvicra, por dëshpëroi dhe u zëvendësua pas pjesës së parë. “Ishte vështirë në fillim, por mbetëm në lojë dhe shfaqëm mentalitet”, ka thënë Yakin. “Me pas aktivizova lojtarët e duhur në momentin e duhur. Në fund ishte me rëndësi që të jenë në fushë lojtarët që i shënuan penalltitë”, ka theksuar Yakin. Ai ka folur për sukses historik, por ka thënë se vazhdojnë para.

Zvicra u paraqit pa Johan Manzambin e lënduar. Ai ka shkëlqyer në këtë Botëror. “Secili vendim i vogël ka rëndësi. Mungesa e Johanit ishte goditje, por jemi paraqitur mirë si ekip. E dinim që ishte ndeshje historike. Ishte fitore e pabesueshme. Duhet të jemi të durueshëm, por kishim top-paraqitje dhe jam shumë i lumtur për lojtarët”, ka theksuar selektori i Zvicrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha