Erjon Xhafa, analist futbolli, foli në emisionin “L’America”, për kualifikimin e Zvicrës në çerekfinalen e Botërorit. Ai theksoi se mbeti i habitur nga Kolumbia, e cila në këtë Botëror ka treguar ritëm, diçka që nuk e kishte ndaj helvetëve. Xhafa u shpreh se të dyja skuadrat i frikësoheshin njëra-tjetrës dhe për këtë arsye sfida shkoi te penalltitë.
“Jo vetëm që nuk prodhoi raste, por nuk prodhoi ritëm. Ishte një ndeshje e ngadaltë. Skuadrat i frikësoheshin njëra-tjetrës. Në asnjë moment nuk pamë që një skuadër të merrte kontrollin e lojës. Ishte me fragmente. Pa ritëm. Kjo më habiti te Kolumbia. Na ka mësuar këtë Botëror të jetë me ritëm. Iu përshtat lojës së Zvicrës.
Kishte frikë rezultatin dhe nuk r ngriti presionin, duke pasur frikë nga pësimi i ndonjë goli”, deklaroi Xhafa.,
