Skuadra e Shkëndijës këtë të enjte do të nis rrugëtimin e ri europian në Ligën e Konferencës. Tetovarët gjatë kësaj të marte kanë udhëtuar drejt Gjibraltarit për duelin që do ta luajnë ndaj Europa FC në kuadër të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Konferencës.
Kuqezinjtë janë favorit në letër në këtë duel, ku pritet që mos të kenë shumë vështirësi për tu kualifikuar në raundin e radhës. Shkëndija nis me një epokë të re nën drejtimin e Artim Pollozhanit, ku synimi mbetet që sërish të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni si vitin e kaluar. Skuadra shqiptare nesër do të ketë stërvitjen zyrtare dhe do ti bëjë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje.
Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndija do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora .
