Kapiteni Lulaj reflekton pas barazimit me BATE-n në Elbasan

0%

Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj ka reaguar për media, pas barazimit me BATE Borisov, ndeshje në kuadrin e Conference League, raundi i parë. “Ndeshjet europiane kanë tjetër specifik. BATE ka më shumë ritëm se ne, pasi po luajnë në kampionat. Pjesën e parë ishim shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë, ndikoi lodhja fizike. Ishte gabim në vendosje të goli i pësuar.

Lojtari i tyre erdhi nga vija e dytë. Në futboll ndodh, duhet të shikojmë përpara. Kemi edhe një ndeshje jashtë, do bëjmë maksimumin. Takimi është i hapur me këtë rezultat. Sot krijuam shumë raste, do bëjmë gjithçka për kualifikim ”, është shprehur Lulaj.

Burimi: Bota Sot