Aksident në Gllarevë, lëndohet një person

0%

Një vetaksident trafiku ka ndodhur të martën, më , në Gllarevë të Klinës. Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident. Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës . “Fillimisht është raportuar se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident, por më pas është kuptuar se është vetaksident.

Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk ka lëndime serioze” – ka thënë ai. Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia me njësitet relevante dhe hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin.

Burimi: Kallxo