Për një biletë ndaj Argjentinës,! Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Botës 2026 mbyllen sot me duelin mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e cila do të përcaktojë çerekfinalisten e fundit që mbetet në garë për trofeun, atë që do të luajë kundër Argjentinës.
Pas ankesave publike të Jasharit, duket se trajneri Jakin e ka dëgjuar, pasi ka vendosur të aktivizojë mesfushorin si titullar nga minuta e parë përkrah Granit Xhakës. Detyra do të jetë për të ndërtuar, por edhe ndaluar sulmet e rrezikshme të kolumbianëve të cilët kanë në repartin e avancuar Suarez, Hames Rodriguez dhe Luis Diaz.
