Sulmuesi i Egjiptit lëshon akuza

0%

Mostafa Ziko ishte padyshim një nga protagonistët e ndeshjes mes Egjiptit dhe Argjentinës. Ai pa t’i anulohej fillimisht një gol e pastaj shënoi një të rregullt për të çuar rezultatin në 2-0. Por më pas lojtari pa se si ekipi i tij u përmbys nga argjentinasit, në një ndeshje e cila sipas tij kishte qenë plotësisht e vendosur nga gjyqtari, siç u shpreh i përlotur pas sfidës.

“Ishim brilant ndaj kampionëve në fuqi. Por gjyqtari ishte qartësisht kundër që në fillimin e ndeshjes. Ai mundohej vazhdimisht të na ndalte dhe mbante poshtë në fushë. Urime Argjentinës për Kupën e Botës, turneu është i trukuar, nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Gjyqtari ishte i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë”, ishin akuzat e tij i përlotur para kamerave në fund të ndeshjes.

Burimi: Bota Sot