Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës të mërkurën, më , dhe në rend të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parakohshme parlamentare të mbajtura më . Valmir Elezi ka konfirmuar për KALLXO.com se mbledhja do të mbahet në ora . “Ju njoftoj se të mërkurën (, ora ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”- ka thënë ai. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion.
Gjykata Supreme ka njoftuar të martën, më , se ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e pranuara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me këtë është hapur rruga për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.
Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie, ndonëse kjo kërkesë u ishte refuzuar nga PZAP-ja.
Kurse, Lista Serbe pretendoi se partia e Nenad Rashiqit (ZSPO) arriti një numër votash në komuna, ku sipas regjistrimit të popullsisë së Kosovës të vitit 2024, komuniteti serb praktikisht nuk ekziston.
Ngjashëm, NDS (Nova Demokratska Stranka ) është ankuar për partinë e Rashiqit dhe Koalicionin Vakat, duke pretenduar se këto dy parti kanë marrë vota në vendvotime ku nuk ka prani të madhe të komunitetit boshnjak dhe atij serb respektivisht. Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës janë mbajtur më .
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend.
