Financimi i koncertit të Kanye West/ Reagon Rama: Gënjeshtër me bisht

0%

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje me lajmet se koncerti i Kanye West do të financohet me 4.2 milionë euro. Rama tha se kjo është një gënjeshtër me bisht për të helmuar mendjen e atyre që kanë konfuzion. Kryeministri tha se ky concert po përdoret nga ata që e kthyen në “ushqim” për pushtetin e tyre dhe protestën e flamingove.

Më tej në reagimin e tij, Rama sqaron se qeverisë iu desh të ndërhyjë me 4 milionë euro për të mos lejuar anulimin e një koncerti dhe turpërimin e Shqipërisë përpara blerësve të huaj të biletave.

“Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.

Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.

Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League”, tha Rama.

Burimi: Bota Sot