Ronaldo largohet pa lavdinë shumë të dëshiruar në Kupë të Botës

0%

Shpërndaje në: Cristiano Ronaldo kaloi më shumë se dy dekada duke vendosur ndeshje, duke shtyrë përpara skuadra në momente të vështira dhe duke sfiduar kohën për të mbetur në elitën e futbollit, edhe përtej kulmit të tij te Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Juventusi.

Megjithatë trofeu që i ka shpëtuar gjithnjë nga dora mbeti i paarritshëm. 41-vjeçari u largua nga Kupa e tij e gjashtë e Botës me lot në sy. Portugalia e Ronaldos pësoi 1:0 nga Spanja në një të tetën e finales. Ronaldo konfirmoi se nuk do të luajë më në Kupë të Botës.

Ai nguli këmbë se nuk kishte asnjë keqardhje për karrierën që ka thyer barriera dhe është pasuruar me shumë e shumë rekorde. Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, përmendi kontributin e Ronaldos për futbollin. Atë e përshkroi si ikonë të sportit. “Ne do të jemi gjithnjë mirënjohës për atë që ai u mundua të bënte në këtë Kupë të Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ëndrra ishte të fitonte Kupën e Botës dhe ai u përpoq me një shembull të jashtëzakonshëm të udhëheqjes si kapiten”, ka thënë Martinez. “Ky nuk është momenti për të parë përtej asaj për të cilën po flasim – një ikonë futbolli. Nuk ka shumë Cristiano Ronaldo”. Në Kampionate Botërore, Ronaldo i ka 27 ndeshje e 11 gola. Goli i tij i vetëm në fazën nokaut u shënua javën e kaluar.

Shërbeu për të ndihmuar Portugalinë ta eliminonte Kroacinë dhe për të mbajtur për pak kohë gjallë ëndërrën për triumf në Botëror. Atë ëndërr Ronaldo e kishte që kur debutoi në ngjarjen globale në vitin 2006. Botërori i parë në fakt ishte edhe më i miri për Ronaldon. Në moshën 21-vjeçare ai ishte pjesë e Portugalisë që arriti deri në gjysmëfinale, ku u ndal nga Franca.

Në çerekfinale kishte realizuar me qetësi penalltinë vendimtare në fitoren me penallti ndaj Anglisë. Ai moment ende jeton në kujtesën portugeze. Priteshin suksese më të mëdha për Portugalinë në Botëror, por ato nuk erdhën. Për pjesën më të madhe të karrierës ndërkombëtare, Ronaldo dukej se mbante mbi supe peshën e ambicieve të Portugalisë.

Pamja ndryshoi kur në skenë doli një gjeneratë e re talentesh. Dhe, sidomos në këtë turne, kishe shumë pyetje nëse Ronaldo duhet ta ketë të garantuar vendin e startuesit. Kundër Spanjës, Ronaldo luajti 90 minuta dhe i kishte tri tentime për gol. Por nuk kishte ndonjë rast ideal.

Kundërshtarët folën me respekt për njërin prej më të mëdhenjeve të futbollit, që ndaj Spanjës në vitin 2018 bëri paraqitjen më të mirë në Kupë të Botës. I realizoi tre gola në barazimin 3:3 në fazën e grupeve. Shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 88-të. “Jam admirues i madh i tij, i vlerave të tij, i asaj që përfaqëson Ronaldo, i mënyrës se si i qaset sportit.

Mendoj se është shembull për të rinjtë”, ka thënë selektori i Spanjës, Luis de la Fuente. Ronaldo ka shmangur pyetjet lidhur me krahasimet me Lionel Messin gjatë këtij Botërori. Derisa ai i jep fund historisë në Botëror, kontrasti vështirë mund të injorohet. Rivaliteti i tyre përcaktoi një epokë, por nuk u shtri asnjëherë në Botëror.

Messi e udhëhoqi Argjentinën në finalen e vitit 2014 dhe fitoi titullin në vitin 2022. Ndërkohë paraqitjet e Ronaldos përfunduan me zhgënjim. Ronaldo ka arritur thuajse çdo gjë që mund të arrihet në sport. Por largohet pa prekur kulmin në ngjarjen më të madhe.

Burimi: Koha