Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë të mërkurën mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Ju njoftoj se të mërkurën (, ora ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.
Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
