Shpërndaje në: Norvegjia është goditur në prag të ndeshjes me Anglinë, në çerekfinale të Botërorit. Sipas mediumeve norvegjeze, te Norvegjia janë paraqitur një numër sëmundjesh. Ka tensione në kampin norvegjez për shkak se disa lojtarë nuk janë plotësisht të gatshëm për lojë, ka shkruar Dagbladet.
Edhe në pjesën e deritashme të Botërorit, norvegjezët janë përballur me disa telashe për shëndetin. Por kjo nuk i ka penguar që ta kenë kampanjën më të mirë në histori. Çerekfinalja mes Norvegjisë dhe Anglisë zhvillohet të shtunën nga ora në Miami.
