Avokati Nazmi Sallahu ka njoftuar se Gjykata Supreme ua ka njohur veteranëve të drejtën e përfitimit të dy pensioneve: të moshës dhe të veteranit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se pensioni i njihet edhe hësisht pensioni njihet edhe e trashëgimtarit pas vdekjes së veteranit.
“Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. ”- ka shkruar Sallahu në rrjete sociale. Ai ka thënë se kufizimi ka krijuar pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet e rendit kushtetues e juridik të Kosovës.
Avokati ka shtuar se pensioni i veteranit nuk duhet të trajtohet si zëvendësim i pensioneve të fituara si nga arritja e moshës e po ashtu nga kontributet e paguara nga puna. “Mohimi i së drejtës për përfitimin e pensioneve të dyfishta bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara.
Çdo kufizim i një të drejte të tillë duhet të mbështetet në një bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore. Në mungesë të këtyre elementeve, kufizimi është arbitrar dhe cenon të drejtat themelore të këtyre kategorive.”- ka thënë tutje ai.
Kallxo.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave për të marrë vesh se si do të veprohet pas këtij aktgjykimi, megjithatë deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje nga kjo ministri.
Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së në anën tjetër ka thënë se veteranët që e arrijnë moshën e pensionit po vazhdojnë me procedura gjyqësore vetanake për të përfituar të drejtën në të dy pensionet.
“Veteranët që kanë dalë në pension bëjnë kërkesë në Ministrinë e Punës dhe fitojnë të drejtën për të marrë të dy pensionet, por deri më tash asnjë nuk i ka marrë të dy pensionet nga Ministria e Financave”- ka thënë ai, duke shtuar se për një kohë të gjatë, më herët, në Ministri nuk i kanë pranuar fare kërkesat e veteranëve për të pasur të drejtën për të dy pensionet.
Më , Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 243-të të saj aprovoi rritjen e përfitimit dhe pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre. “20% është rritja e përfitimit të pensioneve dhe përfitimit të këtyre kategorive të dala nga lufta”– kishte thënë kryeministri Kurti.
Shuma e pensionit për veteranin luftëtar nga 170 euro në muaj sa ishte më parë, u rrit në 204 euro. Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin e Statistikave për Mirëqenien Sociale për muajin shkurt 2025.
