Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të

0%

Policët serb, duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar deri më 31 gusht, do të patrullojnë Ohrin së bashku me pjesëtarët e policisë së RMV-së në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror. Vendimi u njoftua nga SPB të Ohrit, pas një takimi pune me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe oficerët e policisë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.

“Patrullat e përziera të përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët, si dhe për turistët serbë që kalojnë pushimet e tyre vjetore në Ohër në numër të madh.

Gjatë patrullave, oficerët e policisë serbe do të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Republikës së Maqedonisë, nuk do të mbajnë armë dhe do t’u ofrojnë mbështetje oficerëve të policisë maqedonase. Oficerët e policisë serbe, para fillimit zyrtar të punës nesër, u informuan për dispozitat e ligjeve maqedonase për punët e brendshme dhe për policinë”, thuhet në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi