Raportuesi për Kosovën në Parlamentit Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar të martën takime me zyrtarë të lartë në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Terras njoftoi se është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza. “Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën.
Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Terras. Ai ritheksoi se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por theksoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave. “E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, shkroi eurodeputeti estonez.
Vizita e Terrasit në Kosovë vjen në një periudhë kur vendi synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Greetings from #Pristina ! This morning I met with @albulenahaxhiu_ , @KonjufcaGlauk , and @bedrihamzarks . Discussed #Kosovo ‘s politics and #EU enlargement. 🇽🇰’s future lies in the 🇪🇺, but membership requires reforms.
We’re working on that. @eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/AvytwfdDNi — Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026
