NATO-ja prezanton marrëveshje të mëdha armësh në Ankara para samitit

0%

Liderët e NATO-s kanë nisur t’i paraqesin marrëveshjet e armëve prej dhjetëra miliarda dollarësh në Turqi, të martën (), duke përçuar mesazhin se po u kushtojnë vëmendje thirrjeve të SHBA-së për të shpenzuaar më shumë për ta mbrojtur Europën para samitit me presidentin Donald Trump, raporton Reuters .

Me melodi optimiste dhe video tërheqëse në një forum të industrisë së mbrojtjes në kryeqytetin Ankara, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi një sërë iniciativash, duke ftuar një apel përfaqësuesish nga anëtarët e NATO-s të bashkoheshin në skenë. Shuma e vlerave të ndryshme të marrëveshjeve u projektua në ekran. “Mund të bëjmë më shumë kur e bëjmë së bashku.

Dhe duhet të bëjmë më shumë prej saj”, ka theksuar Rutte. “Aleatët e NATO-s po lidhin koalicione të reja shumëkombëshe të prokurimit. Kjo na ndihmon vërtet të marrim më shumë nga ajo që nevojitet në një gamë të gjerë aftësish”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrëveshjet, të cilat ishin mbajtur kryesisht të fshehta për ta bërë namin në samit, përfshijnë vendet europiane që kanë blerë dronë mbikëqyrës nga kompania amerikane, “Northrop Grumman” dhe NATO-ja që ka blerë aeroplanë nga Saab i Suedisë.

SHBA-ja është njashtu në bisedime me Gjermaninë dhe vende të tjera për krijimin e prodhimit të përbashkët në Europë të raketave që po kërkohen me të madhe për mbrojtjen e Ukrainës, ka theksuar një burim për Reutersin.

Lëvizja pasoi shqetësimin në rritje në Uashington lidhur me aftësinë e prodhuesve të armëve amerikane për ta përmbushur kërkesën pasi si lufta kundër Iranit ashtu edhe lufta në Ukrainë shteruan rezervat e armëve të SHBA-së. Rutte ka thënë njashtu se aleatët e NATO-s do të investojnë më shumë se 40 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme në aftësitë e tyre kundër dronëve.

Njoftimet u shtojnë peshë kritikave të shpeshta të Trumpit ndaj Europës për kontribute të pamjaftueshme në mbrojtje dhe mbështetje të tepërt te SHBA-së për t’i mbrojtur përmes NATO-s, e cila e ka mbrojtur kontinentin që nga vitet e para të Luftës së Ftohtë.

Trump e ka përforcuar mesazhin në një video në Truth Social që parapriu vizitën e tij, duke i kërkuar Europës të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo