“Le të presim mëngjesin, ndoshta do të ketë telefonatë nga Shtëpia e

0%

Shpërndaje në: SHBA-ja u mposht nga Belgjika, 4:1, ndërsa këtij rezultati i janë gëzuar shumë njerëz të futbollit nëpër botë, shkruan Daily Mail, që ka bërë një përmbledhje të reagimeve. E tëra ka të bëjë me vendimin e FIFA-s për të lejuar Folarin Balogunin të luajë për SHBA-në, pas presionit që bëri Donald Trump. Por paraqitja e Balogunit nuk ndihmoi SHBA-në, që u dominua nga Belgjika.

Romelu Lukaku dhe lojtarët e tjerë të Belgjikës kërcyen si Trumpi, në formë talljeje, pas fundit të ndeshjes. Një zëdhënës i federatës iraniane të futbollit tha: “Tani e gjithë bota po kërcen për të festuar humbjen poshtëruese të politikës nga futbolli”. Belgët shkruan “përmbyseni këtë”, si porosi për Trumpin dhe FIFA-n pas fitores 4:1 ndaj SHBA-së.

Një komentator i televizionit turk, shkruan Daily Mail, bëri shaka: “SHBA-ja është jashtë Kupës së Botës … përveç nëse ka një ndryshim të minutës së fundit”. Një tjetër komentator nga Kroacia foli në frymë të njëjtë: “Belgjika fitoi. Por le të presim… ndoshta nesër në mëngjes kur të zgjohemi vjen një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur gjyqtarët e VAR-it po shfaqeshin në ekran, komentatori i televizionit belg, Frank Peterkenne, tha: “Këta janë zyrtarët e VAR-it. Dhe sigurisht, mund të shtoni Donald Trumpin nga Shtëpia e Bardhë”. Shumë tifozë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për shaka në llogari të përfaqësueses së SHBA-së. “Mirë që Baloguni bëri gjënë e duhur dhe nuk luajti sot. Shumë fisnik”, ka shkruar njëri.

Balogun në fakt ishte në fushë deri në minutat e fundit, por pa shkëlqyer. Për shumë tifozë, rezultati përfundimtar ishte shpërblim i merituar për belgët dhe goditje e drejtë për Trumpin e FIFA-n që kanë cenuar rregullat bazike të futbollit. Lejimi i Balogunit të luajë, ndonëse u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar, ka rritur presionin mbi FIFA-n.

Media të fuqishme angleze tashmë po e kërkojnë dorëheqjen e Gianni Infantinos, presidentit të FIFA-s. Tashmë ka edhe një betejë direkte të FIFA-s me UEFA-n, konfederatën evropiane. Shumë personalitete të futbollit, trajnerë e analistë kanë kritikuar FIFA-n për vendimin. Trajneri i njohur gjerman, Thomas Tuchel, tha se Trump e Infantino nuk dinë asgjë për futbollin.

Burimi: Koha