Dogana sekuestron mallra komerciale dhe mbi 29 mijë euro të

0%

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më , gjatë kontrolleve rutinore në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit ka zbuluar mall komercial dhe mjete monetare të padeklaruara.

Siç bëhet e ditur, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedon asnjë mall apo mjet monetar për deklarim. Por pas kontrollit fizik të automjetit është konstatuar një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Po ashtu, gjatë kontrollit pasagjerit dhe drejtuesit të automjetit i janë gjetur 29,900 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar poashtu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç njofton Dogana, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme, ndërsa ndaj palëve të përfshira, thuhet se do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Lidhur me këtë, autoritetet kanë njoftuar se çdo person ka detyrim ligjor të deklarojë mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore, ndërsa mosdeklarimi përbën kundërvajtje doganore dhe i nënshtrohet masave administrative dhe ndëshkuese të parapara me ligj.

Gjithashtu, nga Dogana e Kosovës përkujtuan se bazuar në legjislacionin në fuqi për kontrollin e transportit ndërkufitar të parave të gatshme, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10,000 euro ose më shumë, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore.

“Mosdeklarimi i mjeteve monetare përbën shkelje ligjore dhe sjell masa administrative, përfshirë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave përkatëse.” – thuhet në njoftimin e Doganës më .

Burimi: Kallxo