Sekuestrohen afro 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit

0%

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të mosdeklarimit të mallrave dhe mjeteve monetare në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar mallra komerciale të padeklaruara dhe 29,900 euro para të gatshme.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut dhe procedurave të rregullta doganore. Drejtuesi i automjetit gjatë intervistimit fillestar kishte deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të raportuar.

Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë gjetur mallra me karakter komercial që nuk ishin deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit të shoferit dhe pasagjerit janë zbuluar edhe 29,900 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin raportuar pranë autoriteteve përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dogana ka bërë të ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kalimi kufitar me shuma prej 10 mijë eurosh ose më shumë kërkon deklarim të detyrueshëm. Mosdeklarimi i mjeteve monetare dhe mallrave përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë masa administrative dhe procedura kundërvajtëse.

Në kuadër të këtij rasti, mallrat e padeklaruara, mjetet monetare si dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet në pikat kufitare me qëllim parandalimin e kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe shkeljeve që lidhen me transportin e padeklaruar të parave dhe mallrave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com