Quaresma: Më mirë të ndalem, përndryshe do të them gjëra për të cilat

0%

Eliminimi i Portugalisë nga Spanja në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 ishte i vështirë për Ricardo Quaresma. Ish-lojtari i kombëtares portugeze, i cili po ndjek turneun si komentator për “LiveMode TV”, sulmoi ashpër performancën e ekipit të tij, në një përballje të drejtpërdrejtë me Ruben Dias pas ndeshjes.

“Të gjithë thanë se kjo ishte gjenerata më e mirë në historinë e Portugalisë. Në ç’kuptim është më e mira? Çfarë kanë fituar? Po shkojmë në shtëpi me kokën ulur. Kemi lojtarë të shkëlqyer në mesfushë, shumë talent, por në këtë Kupë Bote ishin shumë, shumë të vakët”, ka thënë fillimisht ish-ylli i Portugalisë. “E njëjta gjë vlen edhe për sulmin, dhe mbrojtja dukej e humbur.

Më mirë të ndalem, përndryshe do të them gjëra për të cilat do të pendohem më vonë”. 🚨🗣️ Ricardo Quaresma on Portugal’s elimination: “Everyone was saying this team was the best in Portugal’s history, but in what way? What have they won? We’re going home with our heads down.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“In midfield, we have great players and lots of talent, but they were very, very weak… pic.twitter.com/TNSzkSjCFK — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) July 7, 2026 “Asgjë nuk funksionoi, nga fillimi deri në fund. Gjithçka shkoi keq. Ia dhamë fitoren Spanjës, ata bënë çfarë të donin. Ecëm nëpër fushë, ishim të ngadaltë, pa asnjë vullnet”, shtoi Quaresma.

Disa minuta më vonë, në bisedën e zakonshme pas ndeshjes, një nga kapitenët, Ruben Dias, qëndroi para kamerave dhe dha mendimin e tij. “Ndjeva se po përmirësoheshim. Ndeshja kundër Kroacisë nuk ishte perfekte, por ishte një provë e rëndësishme. Për mua personalisht, kjo ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur kundër Spanjës”, mbrojti ekipin Dias.

Por, Quaresma nuk duhej të dekurajohej: “Nuk pajtohem me ty, Ruben. Kjo skuadër duhej të luante shumë më mirë. Ke lojtarë të klasit botëror dhe cilësinë për të mposhtur Spanjën. Ajo që pashë sot ishin shumë pasime prapa dhe anash, shumë posedim pa asnjë përpjekje për të thyer linjat e tyre ose të paktën për të gjuajtur në portë”.

“Qershia mbi tortë e tmerrit, egos dhe arrogancës”, mediumi portugez me kritika të ashpra për Martinezin dhe Ronaldon “Përveç rastit të Nunos dhe asaj goditjeje me kokë në minutat e fundit, ju nuk krijuat praktikisht asgjë. Vetëm posedimi i topit nuk fiton. Keni lojtarë si Rafael Leao, Pedro Neto dhe Francisco që mund ta kalojnë portierin në lojë një me një.

Duhet t’i përdorni më shumë këto cilësi”. Kësaj pyetjeje, Ruben Dias iu përgjigj, me respekt të dukshëm të ndërsjellë: “Keni qenë mjaftueshëm gjatë në futboll për të ditur se ndërtimi i një skuadre kombëtare nuk është i lehtë. Spanja ka një identitet unik futbolli. Lojtarët e tyre rriten me të njëjtën filozofi.

Ne në Portugali kemi individë të jashtëzakonshëm, por pa një bazë kaq të përbashkët. Futbolli i mirë nuk ka të bëjë vetëm me driblimin ose sulmin përpara sa herë që ka hapësirë. Ka të bëjë edhe me kontrollin e lojës, mbajtjen e posedimit të topit dhe gjetjen e ekuilibrit”.

Burimi: Telegrafi