Selektori i Egjiptit: Kush nuk ndien keqardhje për popullin

0%

Shpërndaje në: Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Argjentinën për gjendjen e vështirë të popullit palestinez. Hassan valëviti një flamur të Palestinës pas fitores së Egjiptit ndaj Australisë. Dhe foli më shumë se katër minuta për Palestinën, ndërsa u duartrokit nga shumë gazetarë në konferencë për shtyp.

“Nëse ka dikush në botë që nuk ndien për popullin palestinez, atëherë ai nuk është njeri – qofshin arabë, evropianë apo amerikanë”, tha Hassan. “Çdo kund në botë, përfshirë Evropën dhe Amerikën, nëse dikush lëndon një kafshë, ne shohim se të drejtat e kafshëve mbrohen dhe e gjithë bota reagon.

Është bërë normale të dëgjosh se 2000 ose 3000 njerëz vdesin në një ditë, për shkak të një rakete”, ka shtuar selektori egjiptian. Ai bëhet vetëm personaliteti i radhës nga bota e sportit që shpreh përkrahje publike për palestinezët. “Pavarësisht fesë, unë jam njeri para se të jem arab apo diçka tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesazhi im, përmes futbollit, është ky: Ju lutem, ashtu siç slogani i FIFA-s bën thirrje për respekt midis nesh, të ketë respekt për të drejtën e njerëzve për të jetuar”, ka theksuar Hassan. Argjentina e Belgjika takohen sot nga ora .

Burimi: Koha