Mbahet sot në GJKKO, ora seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt ku kryebashkiaku pritet sërish të mos paraqitet pasi refuzon kafazin e qelqtë. Në seancën e kaluar nuk u paraqit as avokati i tij, Plarent Ndreca. Seanca, ishte e treta radhazi që GJKKO i pezulloi Veliajt afatet e paraburgimit.
Po ashtu, Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafaz nuk përbën trajtim poshtërues, por është garanci për zhvillimin e procesit. Për transmetimin live, gjykata thotë se është shprehur më herët dhe kamerat do të lejohen vetëm në nisje të seancave, gjatë pjesës teknike.
