Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, rezultat që i dha fund rrugëtimit të portugezëve në Kupën e Botës 2026 në fazën e 1/8 së finales. Goli i Mikel Merinos në minutat shtesë i siguroi Spanjës kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Portugalia u detyrua t’i japë lamtumirën turneut.
Pas ndeshjes, Fernandes pranoi se skuadra nuk arriti objektivin që i kishte vendosur vetes para fillimit të kompeticionit. “Nuk mendoj se patëm sukses. Të paktën duhej të kishim shkuar edhe më tej. Është një moment zhgënjyes. Erdhëm këtu me një objektiv shumë të qartë, që ishte ta fitonim Kupën e Botës”.
Mesfushori analizoi edhe rrjedhën e ndeshjes, duke theksuar se Portugalia humbi kontrollin pas pjesës së parë. “Ishim të mirë në pjesën e parë, por më pas u tërhoqëm shumë prapa dhe kundërshtari pati shumë më tepër posedim të topit”. Megjithatë, Fernandes pranoi se Portugalia u eliminua nga një prej skuadrave më cilësore të turneut.
“Ne humbëm ndaj njërit prej pretendentëve për titull, njërit prej favoritëve”, përfundoi ai.
