Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, dhe Rrahim Abdullahu, i njohur me nofkën “Rrumqi”, kanë dalë përsëri para Gjykatës së Prishtinës për rastin e vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza. Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Riza.
Në seancën e sotme () janë administruar provat materiale që Prokuroria Speciale i ka të prezantuara në aktakuzë. Ndër të tjera janë dhënë disa propozime nga mbrojtësit e të akuzuarve, Ramë Dreshaj dhe Agnesa Salihu, që para se të administrohen provat materiale të thirren disa dëshmitarë për të dëshmuar në këtë çështje penale.
Gazmend Syla dhe Shkëlqim Syla janë propozuar nga avokati Dreshaj që të dëgjohen si dëshmitarë në këtë çështje penale. Sipas tij, arsyeja qëndron në atë se mbi bazën e dëshmisë së dëshmitarëve që do të dëgjoheshin do të vërtetohej kredibiliteti i tashmë të ndjerit dhe të dënuarit për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berishës.
Pasi u refuzua propozimi nga trupi gjykues që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Gazmend Syla, avokati Dreshaj e arsyetoi propozimin për ta thirrur si dëshmitar Shkëlqim Sylën. Avokati Dreshaj tha se nga dëshmia e dëshmitarit do të vërtetohet kredibiliteti i tashmë të ndjerit, Triumf Riza, drejtpërdrejt me Arben Berishën e jo me Enver Sekiraqën.
Propozim ky që u refuzua nga trupi gjykues në përbërje prej gjyqtarëve Avni Syla – kryetar, Lufti Shala dhe Violeta Namani – anëtarë. Ndërsa, tek elaborimi i provave materiale nga ana e prokurores Arbëresha Raqa-Shala u listuan provat që gjenden në aktakuzë dhe për të cilat mbrojtja kishte kundërshtim në kuptim të mbrojtjes së të akuzuarve.
Tutje, avokati Ramë Dreshaj propozoi që të administrohet si provë një përgjigje nga Postë-Telekomi i Kosovës i vitit 2015, në të cilën sipas avokatit tregohen minutazhat e dërgimit të mesazheve telefonike për të akuzuarin Rrahim Abdullahu.
Sipas Dreshajt, nga kjo përgjigje do të kuptohet se disa mesazhe telefonike që Prokuroria i interpreton për Rrahim Abdullahun se janë shkëmbyer në momentin kur është vrarë Triumf Riza janë një orë pasi pretendohet se ka ndodhur vrasja.
Lidhur me këtë propozim të provës nga Dreshaj, prokurorja Arbëresha Raqa-Shala tha se i duhet kohë që të shikojë dosjen e lëndës për ta parë nëse kjo shkresë gjendet në dosjen (folderin) e provave.
Në fund të seancës, avokati Ramë Dreshaj ka kërkuar që “Liza” të lirohet nga masa e paraburgimit, por kjo kërkesë është refuzuar nga gjyqtari Avni Syla me arsyen se nuk kanë pushuar kushtet që i njëjti të lirohet nga masa e paraburgimit. Tutje, seanca e sotme u ndërpre dhe e radhës pritet të mbahet gjatë këtij muaji.
Ky rast në rigjykim po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Avni Syla (kryetar i trupit gjykues) dhe Lutfi Shala e Violeta Namani-Hajra (anëtarë).
Kujtojmë se kryetar i trupit gjykues në këtë rast ka qenë gjyqtari Valon Kurtaj, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda për gjykim i është caktuar gjyqtarit Avni Syla. Në seancën gjyqësore të mbajtur më ishte bërë bashkimi i dy lëndëve: bashkimi i lëndës së Rrahim Abdullahut dhe të Ilir Abdullahut.
“Prokuroria ka bërë kërkesë që të bashkohet, për shkak se kanë të bëjnë me një çështje të njëjtë penale dhe që të gjykohen këto dy çështje si një çështje për shkak të ekonomizimit” – kishte thënë gjyqtari Valon Kurtaj.
Rrahim Abdullahu akuzohet për – vrasje të rëndë në bashkëkryerje, por Gjykata e Prishtinës në vitin 2015 e kishte rikualifikuar veprën në – dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, duke e shpallur fajtor për këtë vepër penale.
Gjykata Themelore e Prishtinës me aktgjykim më e kishte shpallur fajtor Rrahim Abdullahun për shkak të veprës penale – dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 vjetëve e 11 muajve. Ndërsa, Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën ndaj Rrahim Abdullahut në rigjykim.
KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin e kishte kthyer në rigjykim lëndën ndaj Rrahim Abdullahut.
“Aprovohen ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mbrojtësit të të akuzuarit Rrahim Abdullahut, avokatit Miodrag Brkljaq, e sipas detyrës zyrtare Aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR, në Prishtinë, PKR.nr.211/2014, të datës anulohet dhe çështja penale i kthehet Gjykatës së Shkallës së Parë në rigjykim.” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Ky vendim ishte marrë nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga: Xhevdet Abazi (kryetar), Fillim Skoro (gjyqtar referues) dhe Driton Muharremi (anëtar). Për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza, që ndodhi më 2007, Policia e Kosovës më e kishte arrestuar të dyshuarin Ilir Abdullahu.
Abdullahu ka qenë në kërkim për 15 vjet nga organet e rendit, e arrestimi i tij kishte ndodhur më në Batllavë të Podujevës. Doras i shpallur fajtor për vrasjen e Triumf Rizës është Arben Berisha, i cili për këtë vepër u dënua të vuajë 35 vjet burgim dhe Enver Sekiraqa, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me 25 vjet burg .
Kjo përbën herën e tretë që Sekiraqa dënohet për shtytje në vrasjen e Rizës, 18 vjet më parë. Për herë të parë, më 2016, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vjet burgim, kurse sërish më 2019 me 20 vjet burgim. Enver Sekiraqa ndodhet aktualisht në arrati dhe i njëjti kërkohet nga organet e rendit. Prokuroria Speciale e Kosovës më kishte ngritur aktakuzë kundër Ilir Abdullahut.
Ilir Abdullahu kishte qenë në kërkim të Policisë për afër 15 vjet, e në pranga ra më . I njëjti që atëherë ka qenë në paraburgim, përderisa më avokati i tij, Ramë Dreshaj, paraqiti kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë në shumë prej 50,000 euro, ose më shumë.
“Me parashtresën e datës mbrojtësi i të pandehurit e ka specifikuar shumën për dorëzani prej 100,000 euro.” – thuhet në aktvendimin që ka siguruar KALLXO.com. Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, ishte liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Prishtinës pasi kishte dhënë 100,000 euro dorëzani . Gjykata e Apelit më e ka kthyer në paraburgim Ilir Abdullahun.
Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se në ankesën e Prokurorisë Speciale pretendohet se aktvendimi për masën e dorëzanisë është në shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Kjo për faktin se për caktimin e kësaj mase duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar dhe se baza e vetme është rreziku i ikjes, andaj Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së dorëzanisë ndaj të njëjtit.
Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se ankesa e Prokurorisë Speciale është e bazuar dhe se Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.
Andaj, edhe zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 100,000 euro për të pandehurin nuk është i drejtë e i ligjshëm dhe se i pandehuri Abdullahu duhet të kthehet në paraburgim. Gjykata Supreme e Kosovës e kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit që Ilir Abdullahun ta kthejë në paraburgim .
Dosja e Prokurorisë Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari Ilir Abdullahu me tani të dënuarit, Arben Berishën e Fitim Avdiun, dhe me të pandehurit Enver Sekiraqën dhe Rrahim Abdullahun, si grup i organizuar nga i pandehuri Enver Sekiraqa, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, e me dashje që ta privojnë nga jeta Triumf Rizën për shkak se i njëjti më në lokalin “Sëiss Casino”, në Prishtinë, e kishte rrahur Enver Sekiraqën, i cili kishte qenë i shtrirë në spital, se pas njoftimit të Triumfit me A.I. i njëjti nuk e ka lejuar që t’i japë reket – të holla si më parë.
Në aktakuzë thuhet se një kohë e kanë përcjellë me vetura lëvizjet e tanimë të ndjerit Triumf Riza dhe më , derisa Arben Berisha, Enver Sekiraqa, Rrahim Abdullahu dhe Ilir Abdullahu kanë qenë në lokalin “Sekiraqa” në Prishtinë, tani i dënuari Fitim Avdiu, përmes telefonit të tij, i ka dërguar mesazh tani të akuzuarit Ilir Abdullahut me përmbajtjen “Parking te Grandi, kojshija e kish dramën”, duke aluduar në Rizën, i cili banesën e kishte përballë lokalit “Sekiraqa”, ndërsa në atë kohë ka qenë në hotelin “Grand Hotel”.
Sipas aktakuzës, pasi e kishte marrë njoftimin tani i dënuari Berisha dhe të pandehurit Ilir Abdullahu e Rrahim Abdullahu, me veturë kanë shkuar te lokali “Queen’s”, ku tani i dënuari Arben Berisha, i armatosur më parë me pistoletë, ka hyrë në një lokal, ndërsa i pandehuri Ilir dhe Rrahim Abdullahu kanë hyrë në një lokal tjetër, për të pritur Rizën, pasi ky i fundit pothuajse çdo ditë ishte mysafir i atij lokalit “AM PM”.
Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri Rrahim Abdullahu përmes telefonit të tij i ka dërguar mesazh tani të dënuarit Berisha derisa ka qenë duke qëndruar i ulur në tarracën e një lokali afër lokalit “AM PM”, me përmbajtjen “Rri qatu, hin mrena, se mir je, ma von të thirri”, pasi që Riza ishte parë te lokali “AM PM”.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur Riza ka dalë nga lokali dhe ka qenë afër automjetit të tij, tani i dënuari Arben Berisha me vrap ka shkuar drejt tij dhe në mënyrë dinake, kur Triumf Riza nuk kishte pritur kurrfarë sulmi, e me shpinë të kthyer nga ai, në distancë prej 5 metrash, me pistoletë ka shtënë 11 herë me tri rafalë të shkurtra, duke e goditur me 2 predha në shpinë, ku predhat, nga veprimi dinamik, kanë depërtuar nëpër aortë, zemër dhe mushkëri, nga të cilat lëndime ai ka vdekur, ndërsa me një predhë është goditur në kofshën e këmbës së djathtë.
Për këtë të akuzuarit Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu në bashkëkryerje me të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu dhe Enver Sekiraqën akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë. Të gjitha raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund t’i gjeni në këtë link .
