Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u përball të hënën ballë për ballë me vrasësin e tij të dyshuar, ndërsa prokurorët paraqitën provat e tyre për çështjen e vrasjes kundër Tyler Robinson, 23 vjeç, në një seancë paraprake dëgjimore.
Kirk, një aleat kyç i Trump dhe themelues i organizatës rinore Turning Point USA, u qëllua për vdekje më ndërsa mbante një fjalim në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, duke nisur një kërkim intensiv ndaj tij, shkruan BBC .
Autoritetet njoftuan arrestimin dy ditë më vonë të Robinson, i cili është akuzuar për vrasje të rëndë, përdorim të armës së zjarrit, pengim të drejtësisë dhe manipulim të dëshmitarëve. Robinson ende nuk është deklaruar fajtor. Prokurorët e Qarkut të Utah-ut po kërkojnë dënimin me vdekje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
