ESHS-Maqedoni: Eksporti është rritur për 5.7%, ndërsa importi për 5.9%

0%

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se trendi i rritjes së eksportit dhe importit vazhdon në periudhën janar – maj 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave është 217.977,7 milionë denarë dhe shënon një rritje prej 5,70 për qind, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 306.513,7 milionë denarë, që është një rritje prej 5,91 për qind.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë bartës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, metale të tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajra nafte dhe vajra të përftuara nga mineralet bituminoze (përveç naftës së papërpunuar) dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave.

Në periudhën janar – maj të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbënin 50,4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58,2% të shkëmbimit të përgjithshëm.

Burimi: Telegrafi