Në kimi dhe matematika, ja lista ku çalojnë më shumë nxënësit në

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026. Sipas MASHT-tit në këtë test morën pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%.

Më tutje thuhet se në bazë të analizave të rezultateve sipas lëndeve arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.

Në reagim thuhet se Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot