Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren, përfshirë punimet në urën që lidh zonat e Zhabarit dhe Gushacit mbi lumin Ibër.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë inspektimit të zhvilluar sot është konstatuar se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë në ndërtim.

Ky projekt, sipas Ministrisë, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e sigurisë në qarkullim, duke lehtësuar lidhjen ndërmjet dy zonave dhe duke ofruar qasje më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, është theksuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren, me qëllim që projektet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com