Aksident trafiku në Parallovë të Novobërdës, katër të lënduar

0%

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më në fshatin Parallovë të Novobërdës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Tutje ai njoftoi se të lënduarit janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot në ora kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh. Parallovë, KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”- tha Hashani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo