Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke pretenduar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndodhet në një pozitë të vështirë politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gacaferi aludoi se mbledhja e nënshkrimeve për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së është arritur me mjete financiare, pa paraqitur prova për këtë pretendim.
Ai gjithashtu u shpreh se Abdixhiku nuk e ka mbështetjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shtuar se, sipas tij, “koha do ta vërtetojë” këtë. Postimi i Gacaferit: Do thotë Gazi i Pejës ja paska arritur qëllimit për t’i mbledhur nënshkrimet! Veç një Zot e dinë dhe ata qe i kanë marr lekët, sa ka kushtuar një nënshkrim!
Siç edhe ju thash sot më herët, Lumiri i ka punët pisk, sikurse vazhdoj me besu se fati i Lumirit veç është i vendosur, nuk ka shpëtim! Nuk fitohet lufta kundër gardës së vjetër, kundër PDK’së, kundër lehesve me pagesë e kundër oligarkëve vetëm me Paris Gurin si të vetminë besnik qe e ka në radhët e veta!
Koha shumë shpejt do e vërtetoj se Lumiri nuk e ka as zonjën Osmani, pas vetës edhe pse në pamje duket si e afërt me Lumirin! Si zakonisht e edhe këtë herë zonja Osmani është me kush t’fiton
