Njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se kërkesat e tij për “mbrojtje të serbëve në Kosovë” bien në kundërshtim me mbështetjen që, sipas tij, Beogradi vazhdon t’u japë personave të lidhur me sulmin në Banjskë dhe rrjetet kriminale.
Kuçi thekson se Milan Radoiçiç nuk ndiqet për motive politike, por për akuza të rënda, përfshirë krime lufte dhe terrorizëm, duke rikujtuar se ai është nën sanksione amerikane, kërkohet nga drejtësia e Kosovës dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatit të tij.
Sipas Kuçit, mbrojtja politike dhe financiare që Serbia u ofron personave të lidhur me këtë rrjet tregon se problemi nuk është vetëm krimi i organizuar, por përdorimi i tij si instrument i politikës shtetërore ndaj Kosovës. “Ndarja reale nuk është mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimi t”, përfundon ai. Shkrimi i plotë: 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐞𝐫𝐛ë𝐭, 𝐚𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐢ç𝐢𝐪𝐢𝐧?
Ky është paradoksi më i madh i politikës serbe ndaj Kosovës: Vuçiq kërkon nga KFOR-i dhe NATO-ja “mbrojtje për serbët në Kosovë”, ndërkohë që vetë Beogradi mbron dhe relativizon njerëzit që lidhen me krim të organizuar, sulme ndaj KFOR-it, sulmin terrorist në Banjskë dhe destabilizimin e veriut të Kosovës.
Nuk mund të kërkosh siguri për një komunitet, ndërsa në të njëjtën kohë i jep mbrojtje politike strukturave që prodhojnë terrorizëm për gjitha komunitetet. Rasti Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq nuk është thjesht histori kriminale. Është mënyra se si krimi i organizuar, nacionalizmi shtetëror dhe politika e Vuçiqit bashkohen në një mekanizëm të vetëm presioni kundër Kosovës.
T’i marrim faktet me radhë. 1. Radoiçiq dyshohet për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë dhe keqtrajtimin e 300 të tjerëve në Gjakovë. Në prill 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi urdhër-arrest për Radoiçiqin dhe 19 persona të tjerë të dyshuar për krime lufte në Gjakovë. 2.
Para ardhjes në pushtet të Vuçiqit dhe SNS-së, institucionet serbe kishin identifikuar Radoiçiqin dhe Veselinoviqin si figura të lidhura me rrjete kriminale që përfshinin drogë, armë, naftë, fajde dhe pastrim parash.
Departamenti amerikan i Thesarit më vonë përshkroi rrjetin e Veselinoviqit si organizatë kriminale të përfshirë në trafikim mallrash, parash, narkotikësh dhe armësh mes Kosovës dhe Serbisë. 3.
Radoiçiq dhe Veselinoviq lidhen edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në vitin 2018, pasi aktakuza në Kosovë i përshkroi si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që, sipas prokurorisë, kishte përgjegjësi për vrasjen. 4. Në vitin 2021, Radoiçiq dhe Veselinoviq u vendosën nën sanksione nga SHBA-ja bashkë me persona dhe kompani të lidhura me ta.
OFAC theksoi se rrjeti ishte i përfshirë në korrupsion dhe trafikim të paligjshëm mallrash, parash, narkotikësh dhe armësh. 5. Më , grupe të dhunshme serbe sulmuan trupat e KFOR-it në Zveçan, duke lënë të plagosur 30 paqeruajtës, 11 italianë dhe 19 hungarezë. KFOR-i i cilësoi këto sulme si të paprovokuara.
Më vonë u raportua se një ushtar hungarez pësoi amputim të këmbës nga plagët e marra. 6. Më , grupi i armatosur në Banjskë sulmoi Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe më pas u vranë tre sulmues serbë. Milan Radoiçiq pranoi përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë përmes avokatit të tij, Goran Petronijeviq. Në Serbi, ai u arrestua përkohësisht, por më pas u lirua. 7.
Në dhjetor 2023, Interpoli lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin lidhur me sulmin në Banjskë. 8. Në shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin. Aktakuza përfshiu terrorizëm, cenim të rendit kushtetues, financim të terrorizmit dhe pastrim parash. 9.
Edhe pas aktakuzës për sulmin në Banjskë, institucionet e Serbisë vazhduan të financojnë rrjete të lidhura me këtë rast. Radio Evropa e Lirë zbuloi se kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është nën sanksione amerikane dhe i akuzuar në Kosovë për përfshirje në rastin Banjska, ka fituar kontrata milionëshe nga institucionet serbe.
Vetëm nga fillimi i vitit 2026, kjo kompani ka lidhur dhjetë kontrata me vlerë mbi një milion euro, ndërsa gjatë vitit 2025 kishte fituar mbi 30 kontrata me vlerë mbi 6.4 milionë euro. Sipas aktakuzës së Kosovës, Steviq, përmes kompanive të tij, e kishte ndihmuar Milan Radoiçiqin në pastrimin e parave.
Kjo tregon se lidhja e Beogradit me rrjetin e Banjskës nuk është vetëm politike dhe propagandistike, por edhe financiare dhe institucionale. Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e cilësoi Radoiçiqin si kriminel dhe kërkoi që ai të dalë para drejtësisë.
Edhe ish-emisari amerikan Gabriel Escobar kërkoi përgjegjësi për Banjskën dhe theksoi se ka pasur lidhje financiare e organizative me shtetin serb. Parlamenti Evropian dënoi sulmin në Banjskë dhe kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës.
Më , Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, AFET, shprehu keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë, veçanërisht Milan Radoiçiqin, dhe kërkoi që Serbia të bashkëpunojë me Kosovën për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
Në tetor 2025, Britania e Madhe kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Serbia të luajë rolin e saj në sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për Banjskën, përfshirë Milan Radoiçiqin. Në prill 2026, Britania e Madhe përsëriti kërkesën për përgjegjësi dhe kërkoi drejtësi edhe për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kërkoi nga Serbia përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe për sulmin ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan. Ambasada gjermane dhe përfaqësues të vendeve partnere kanë kërkuar vazhdimisht përgjegjësi për sulmin në Banjskë.
Ambasadori gjerman në Kosovë ka theksuar se Radoiçiqi dhe të gjithë të përfshirët në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë. Së fundmi, Vuçiq përsëri i doli në mbrojtje Radoiçiqit, duke thënë se ai nuk ndiqet “për krim”, por “për Kosovë e Metohi”.
Kjo nuk është deklaratë e rastësishme, por mbrojtje politike e një figure që është sanksionuar nga SHBA-ja, kërkohet nga Interpoli, është akuzuar në Kosovë dhe ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën. Ndërkohë, raportimi i Radios Evropa e Lirë tregon se institucionet serbe vazhdojnë t’u japin kontrata milionëshe kompanive të lidhura me persona të akuzuar për Banjskën.
Pra, mbrojtja nuk është vetëm me fjalë; ajo shfaqet edhe në para publike, tenderë dhe kontrata shtetërore. Prandaj, kur Vuçiq kërkon “mbrojtje për serbët në Kosovë”, pyetja e vërtetë është kjo: mbrojtje nga kush? Nga institucionet e Kosovës që kërkojnë rend dhe ligj? Apo nga strukturat kriminale dhe paramilitare që vetë Beogradi i ka ushqyer, mbrojtur dhe përdorur për vite me radhë?
Serbët e Kosovës nuk rrezikohen nga drejtësia. Ata rrezikohen nga instrumentalizimi politik i Beogradit, nga strukturat kriminale që flasin në emër të tyre dhe nga një regjim që dhunën e shet si patriotizëm. Siguria nuk ndërtohet duke mbrojtur kriminelët. Paqja nuk ndërtohet duke amnistuar sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe rendit kushtetues.
Dhe drejtësia nuk mund të jetë selektive: ose Radoiçiq dhe rrjeti i tij dalin para drejtësisë, ose Serbia pranon hapur se krimi i organizuar është pjesë e politikës së saj shtetërore ndaj Kosovës. Kur një shtet nuk ndjek penalisht rrjetet e dhunës, por vazhdon t’i ushqejë me kontrata publike, atëherë problemi nuk është më vetëm krimi i organizuar.
Problemi është shteti që e përdor krimin si instrument politik. Kjo është ndarja reale: jo mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimit.
