Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. “Shkodër – Informacion paraprak.
Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Euronews.al. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
