Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar ecurinë e punimeve në objektin e ri të Shkollës së Mesme të Lartë “Isa Boletini”, duke vlerësuar se ndërtimi po zhvillohet sipas planit.
Gjatë vizitës, kryetari Bulliqi u shpreh i kënaqur me ritmin e punimeve, duke theksuar se Podujeva së shpejti do të bëhet me një objekt shkollor modern, të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor.
“Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe shumë shpejt Podujeva do të ketë një shkollë të re, moderne dhe të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një objekt shkollor bashkëkohor.
Krahas ndërtimit të shkollës, po ndërtojmë edhe sallën e sporteve, e cila do ta plotësojë infrastrukturën dhe do t’u krijojë nxënësve kushte edhe më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, tha Bulliqi. Në inspektim ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Fetahu, i cili u njoftua nga afër me ecurinë e punimeve.
