De la Fuente beson te Yamal: Ndeshjet e mëdha janë skena e tij e

0%

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, është shprehur i bindur se Lamine Yamal do të jetë një nga protagonistët kryesorë në përballjen e sotme ndaj Portugalisë, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026. Tekniku spanjoll vlerësoi 18-vjeçarin për paraqitjet e deritanishme në turne, duke theksuar se ai e shijon presionin dhe sfidat e mëdha. “Lamine i pëlqen ndeshjet e tilla.

Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të marrë përgjegjësi dhe të marrë iniciativën. Kjo është një cilësi shumë e mirë, sepse ai është gjithmonë aktiv”, th a De la Fuente. Trajneri i Spanjës shtoi se është kënaqësi të punojë me një futbollist me cilësi të tilla, ndërsa vlerësoi edhe përkushtimin e Yamalit në aspektin mbrojtës. “Ai është gjithmonë i gatshëm të japë edhe më shumë.

E di shumë mirë se, për t’u zhvilluar si futbollist, duhet të kontribuojë edhe në fazën mbrojtëse. Jam shumë i kënaqur me atë që po bën ai, ashtu si edhe i gjithë ekipi “, u shpreh trajneri spanjoll. Yamal nuk realizoi gol në fitoren 3-0 ndaj Austrisë në fazën e 1/16 së finales, por ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas barazimit 0-0 me Kepin e Gjelbër në ndeshjen hapëse, Spanja ka regjistruar tri fitore radhazi pa pësuar gol dhe synon të vazhdojë serinë edhe në duelin e madh ndaj Portugalisë.

Burimi: Bota Sot