Pse arbitrat e Botërorit nuk janë mjaftueshëm të mirë, sipas Tuchelit?

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se arbitrat në Kupën e Botës thjeshtë nuk janë “mjaftueshëm të mirë”. Tuchel e dha këtë deklaratë pas fitores dramatike të Anglisë ndaj Meksikës dhe kualifikimit në çerekfinale. Anglia mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, ndërsa arbitri dha një penallti për Meksikën. “Nuk është mjaftueshëm mirë”, tha Tuchel për BBC.

“Arbitrat thjesht nuk janë mjaftueshëm të mirë. Arbitrat e katërt nuk janë mjaftueshëm të mirë. A është gabim i qartë dhe i dukshëm për penalltinë? Sigurisht që jo. Gjyqtarët përmbysën një situatë për të cilën nuk u dha as faull”, ka shtuar Tuchel. Vazhdimisht ka kritika për mënyrën e drejtimit të ndeshjeve në këtë Botëror.

Burimi: Koha