Pas rrëfimit për IVF, Juliana Nura organizon “Baby Shower”-in për

0%

Juliana Nura ka organizuar ditën e djeshme festën e saj “Baby Shower”, e cila u mbajt në një ambient të hapur, të kuruar me kujdes deri në detajet më të vogla.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ish-banorja e BBVK u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa konfirmoi edhe zyrtarisht lajmin që prej javësh kishte qenë objekt spekulimesh: ajo është në pritje të binjakëve.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen gjatë festës ishte një kartolinë me mbishkrimin “Hello Little Twins!”, duke e bërë të qartë se Juliana do të bëhet nënë e dy fëmijëve. Ky organizim vjen vetëm pak ditë pasi Juli foli hapur për vendimin e saj për t’u bërë nënë e vetme. Ajo zbuloi se ka zgjedhur të sjellë në jetë fëmijët përmes procedurës IVF, me ndihmën e një donatori shqiptar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse javë më parë në media qarkulluan pamje nga festa e zbulimit të gjinisë, ku u aludua se ajo pret një djalë dhe një vajzë, Juliana ka preferuar që deri tani të mos konfirmojë publikisht gjininë e binjakëve.

Burimi: Telegrafi