Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur Policia është njoftuar se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa ekipi i emergjencës e ka transportuar të lënduarën në QKMF-në e Shtimes për trajtim mjekësor. Rreth orës , Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte vdekur. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht bashkë me shtyllat metalike (gilindera).
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
